
Anglia shkatërroi Serbinë në Beograd mbrëmjen e djeshme. “Tre Luanët” triumfuan 5-0 ndaj serbëve, në një sfidë që ishte spektakolare për anglezët.
Thomas Tuchel ishte mjaft i lumtur për kësaj sfide, ndërsa qëndroi me “këmbën në tokë”. Timonieri i anglezve u shpresh se ekipi luajti mirë, por jo aq sa duhej pavarësisht fitores së thellë që mori.
“Ishim shumë të fortë. Mendoj se ishte punë ekipore në formën e saj më të pastër. Ndihmuam njëri-tjetrin, kishim intensitetin e duhur në kohën e duhur. Bëmë një përpjekje për të mos pësuar asnjë gjuajtje në portë kundër një skuadre të fortë vendase. Nëse doni ta arrini këtë, duhet të mbështesni njëri-tjetrin, duhet të luani të disiplinuar dhe të ruani intensitetin. Ne e bëmë këtë dhe lojtarët bënë një punë të shkëlqyer, kështu që respekt për ekipin. Jua thashë më parë, patëm një javë të shkëlqyer nga fillimi deri në fund dhe kjo ishte prova.
Jam i lumtur për lojtarët që arritën t’u tregojnë tifozëve, të cilët ishin të shkëlqyer meqë ra fjala, dhe juve dhe tifozëve tanë në shtëpi, se çfarë janë të aftë të bëjnë dhe si funksionon kjo skuadër së bashku. Kjo është ajo për të cilën jam më i lumtur dhe ishte një performancë shumë e mirë me një rezultat perfekt”, ka përfunduar Tuchel.