
Kombëtarja shqiptare do të përballet më 11 tetor në transfertë me Serbinë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Beogradi është destinacioni më i mundshëm për zhvillimin e këtij dueli.
Megjithatë, një deklaratë e bërë së fundmi nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Branko Radujko, ngre shumë pikëpyetje. Ai ka lënë të hapur mundësinë e zhvillimit të sfidës Serbi – Shqipëri në Leskovc.
“Po punojmë intensivisht për të marrë miratimin për ndryshimin e vendndodhjes për atë ndeshje, Leskovc është një mjedis ku kombëtarja është përgatitur gjithmonë në qetësi, ku është pritur me mbështetje të pakursyer në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe ku ka regjistruar disa rezultate shumë të rëndësishme pozitive. Besoj se në periudhën e ardhshme do të luajmë në Leskovc”, është shprehur Branko Radujko.