
Pas vite pritjeje për një ftesë nga Franca, Luca Zidane ka zgjedhur të ndjekë rrugën e rrënjëve të tij familjare. Portieri 27-vjeçar debutoi me kombëtaren e Algjerisë, duke luajtur 90 minuta të plota në fitoren 2-1 ndaj Ugandës.
Gardiani i Granadës u paraqit në nivel të lartë, duke ndihmuar skuadrën algjeriane të mbyllë fazën kualifikuese në vendin e parë me 25 pikë, shtatë më shumë se Uganda. Ky rezultat i siguroi Algjerisë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026.
Këtë sezon, Zidane është një nga pikat më të forta të Granadës në La Liga, me shtatë ndeshje si titullar radhazi. Me debutimin e tij ndërkombëtar, ai ndjek hapat e babait, Zinedine Zidane, por këtë herë nën flamurin e Algjerisë, duke hapur një kapitull të ri në karrierën e tij.