Vendimi për të përfshirë ose jo Neymar te kombëtarja e Brazilit, është kthyer në çështje te jashtë Amerikës së Jugut. Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, së fundmi ka treguar prapaskenën e bisedës me trajnerin Carlo Ancelotti.
“Kam pasur mundësinë të flas me Carlo Ancelottin, dhe ai më pyeti: ‘A mendon se Neymar duhet të grumbullohet?’ I thashë: ‘Nëse Neymar është fizikisht gati, ai ka talentin për të shkuar.’ Por duhet të dimë nëse Neymar e dëshiron vërtet.
Nëse po, duhet të jetë profesionist. Ai mund të marrë shembull nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, dhe mund të shkojë në kombëtare, sepse Neymar është ende i ri.
Por, ju lutem, ai nuk duhet të shkojë në Kupën e Botës vetëm për emrin e tij… duhet të shkojë për futbollin”, u shpreh Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva. “Fjala e fundit”, nëse sulmuesi 34-vjeçar do të jetë me Brazilin në Kupën e Botës, i takon “timonierit” Carlo Ancelotti.
