Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Plas “BOMBA” te Gjermania para Kupës së Botës, gati shkarkimi i Nagelsmann! “Zbulohet” trajneri i RI

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “BOMBA” te Gjermania para Kupës së Botës, gati
Julian Nagelsmann

E ardhmja e trajnerit Julian Nagelsman në “timonin” e Gjermanisë është në “fije të perit”, sipas mediumit prestigjioz të “Sport Bild”.

Ndonëse ish-trajneri i Bayern Munich ka kontratë me “Pancerat” deri në verën e vitit 2028-të, gjithçka do të varet nga vendimi i Jurgen Klopp. Ky i fundit pas mbylljes së kapitullit me Liverpool në 2024-të, ka dalë “jashtë tregut”, duke zgjedhur të pushojë përkohësisht.

Besimi i krerëve të Federatës Gjermane të Futbollit në favor të Nagelsmann është i ulët, sidomos pas fushatës së “vakët” për kualifikueset e Botërorit 2026-të.

Nëse raportimi i “Sport Bild” është i vërtetë, pra shefat e federatës i kanë propozuar detyrën e trajnerit te kombëtarja, do të thotë se “topi është në këmbët” e Klopp për të marrë drejtimin e “Pancerave” në një situatë të “trubullt”.

Katër herë kampionët e Botës nuk konsiderohen më si më parë në “grupin” e pretendentëve, pavarësisht se në kontigjent gëzojnë gërshetim mes eksperiencës dhe talentit, e diktuar te ulja e entuziazmit të tifozëve.

Me shumë gjasa, “zbrakimi” i mundshëm i Jurgen Klopp te Gjermania, do të ndryshonte gjithë “mekanizmat” brenda dhe jashtë fushës, teksa grimta dhe karizma e 58-vjeçarit, japin besim dhe siguri te tifozët, krahas periudhës fantastike që ka dëshmuar te Dortmund dhe Liverpool.

Poll

Lexo gjithashtu