Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Plas “BOMBA” te Gjermania, Nagelsmann pranë shkarkimit

Shkruar nga NEWSPORT
Plas “BOMBA” te Gjermania, Nagelsmann pranë shkarkimit
Julian Nagelsmann

Përfaqësuesja e Gjermanisë do kërkojë të rikthehet te fitorja pas humbjes historike kundër Sllovakisë (0-2), kualifikueset e “Botërorit 2026”. Nuk ishte vetëm rezultati zhgënjyes, por edhe interpretimi i lojë, i cili ngjasonte me një kombëtare mesatare, pa grimtë dhe ide në lojë.

Kritikat janë shtruar në masë, aty ku përgjegjësi kryesore është padiskutim trajneri Julian Nagelsmann. Sipas raportimeve të fundit nga “Bild”, nëse 4 herë kampionët e Botës nuk fitojnë ndaj Irlandës së Veriut nesër në mbrëmje, Nagelsmann do shkarkohet menjëherë, pavarësisht se ka e kontratën deri në verën e vitit 2028.

Edhe pse 38-vjeçari erdhi me bujë te “Pancerat”, e ka humbur “toruan” në takimet e fundit. Në 5 ndeshjet pararendëse, Nagelsmann ka vetëm 1 fitore, 3 humbje dhe 1 barazim. Mesatarja e tij te Gjermania pas 24 ndeshje është 1.75 pikë për lojë, tepër e ulët.    

Poll

Lexo gjithashtu