Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Nuk kanë fund telashet për Cristiano Ronaldon, ylli portugez merr “goditjen” e radhës para Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk kanë fund telashet për Cristiano Ronaldon, ylli portugez merr
Cristiano Ronaldo

Ylli portugez Cristiano Ronaldo, vijon me punën intensive për t’u rikuperuar nga dëmtimi muskulor që pësoi më 28 shkurt në ndeshjen e Al-Nassr kundër Al-Fayha FC.

Aktualisht, sulmuesi ndodhet në Madrid, nga ku dhe po ndjek një program të specializuar rikuperimi në mënyrë që të rikthehet sa më shpejt në fushë.

Referuar një postimi të bërë së fundmi në rrjet, kapiteni i Portugalisë shikohet duke përdorur një pajisje të veçantë që mbulon të gjithë këmbën.

Konkretisht bëhet fjale për pajisjen “Cryo Sport”, një teknologji e krijuar për të përshpejtuar rikuperimin fizik të sportistëve. Pajisja mësohet se i përket markës “AVACR7”, një bashkëpunim mes kompanisë “Advanced Recovery for Athletes” dhe Ronaldos, pasi ky i fundit është investitorë në këtë projekt të themeluar në vitin 2022 nga sipërmarrësi brazilian Rodrigo Santana.

Sakaq, trajneri i Al-Nassr Jorge Jesus, ka njoftuar se dëmtimi i Ronaldos është më serioz sesa u mendua fillimisht. Ndërsa mësohet se koha e parashikuar e rikuperimit është rreth katër javë. Për shkak të gjendje së tij jo të mirë shëndetësore, prania e Ronaldos në grumbullimin e ardhshëm të Portugalisë është në dyshim.

Kujtojmë se kombëtarja portugeze planifikoi dy miqësore në fund të marsit, kundër Meksikës, më 29 mars, dhe Shteteve të Bashkuara, më 31 mars. Sfidat që do të shërbejnë si pjesë e përgatitjeve për Botërorin 2026-të.

Nuk kanë fund telashet për Cristiano Ronaldon, ylli portugez merr
Cristiano Ronaldo në proces rikuperimi

 

Poll

Lexo gjithashtu