Tre vendet pritëse të këtij Botërori 2026, Meksika, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zhvilluan ndeshjet e tyre të para të këtij turneu.
Të parët ishin meksikanët, të cilët mposhtën 2-0 Afrikën e Jugut. Fitorja e parë e marrë në sfidën hapëse, duke thyer kështu një mallkim shumëvjeçar, falë golave të Quinones dhe Jimenez.
Një ditë më vonë, më saktë të premten, ishte radha e Kanadasë për t’u përballur me Bosnje dhe Hercegovinën. Kjo sfidë nuk shkoi ashtu siç vendasit e kishin menduar dhe falë një zëvendësimi që rezultoi “gjenial” nga ana e trajnerit Jesse Marsch, kanadezët morën një pikë tejet të vyer në barazimin 1-1.
Sakaq, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kursyen Paraguajin duke i mposhtur me shifrat 4-1. Një nisje e jashtëzakonshme për një prej organizatorëve.
Momentalisht, vetëm Meksika dhe SHBA-të kryesojnë grupet e tyre, teksa Kanadaja mban vendin e dytë pas Bosnjës.
STATISTIKAT
- Plot 12 skuadra kombëtare e kanë nisur Kupën e Botës si pritës me fitore, dhe me fitoret e Meksikës dhe e SHBA-ve, numri shkon në 16.
Uruguaji (1930)
Italia (1934)
Brazili (1950)
Suedia (1958)
Kili (1962)
Meksika (1986)
Italia (1990)
Franca (1998)
Koreja e Jugut (2002)
Gjermania (2006)
Brazili (2014)
Rusia (2018)
Meksika (2026)
SHBA (2026)
- 6 skuadrat e tjera e kanë barazuar ndeshjen e parë, përfshi këtu dhe Kanadanë që u “frenua” nga rivalët ballkanas.
Anglia 0-0 Uruguai (1966)
Meksika 0-0 Bashkimi Sovjetik (1970)
SHBA 1-1 Zvicra (1994)
Japonia 2-2 Belgjika (2002)
Afrika e Jugut 1-1 Meksika (2010)
Kanada 1-1 Bosnje dhe Hercegovinë (2026)
- Rezultati më i thellë në ndeshjet hapëse. Rekordin e mban Italia e viteve 1934 kur shënoi plot 7 gola përballë SHBA-së, teksa e ndjekin Rusia ndaj Arabisë Saudite (5-0), SHBA-ja ndaj Paraguajit (4-1) si dhe Brazili përballë Meksikës (4-0).
