Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Skocia shfrytëzon hapin fals të Brazilit, tregon “forcën” përballë surprizës Haiti dhe parakalon “Seleçaon”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Skocia shfrytëzon hapin fals të Brazilit, tregon
Skocia

Skocia ka mposhtur Haitin, në takim e vlefshëm për grupin C të Kupës së Botës. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Gillete” përfundoi me shifrat 0-1.

Golin e vetëm e shënoi John McGinn në minutën e 28-të, i cili rezultoi dhe përcaktues për tri pikët e rëndësishme në radhët e skocezëve të cilët marrin dhe kreun e grupit, pas ndalesës së Brazilit.

Këta të fundit, barazuan 1-1 ndaj Marokut, sfidë kjo e zhvilluar në 12:00 të mesnatës.

Momentalisht, pas ndeshjeve të para, Skocia mban vendin e parë në kuotën e 3 pikëve, ndjekur nga Maroku me 1 pikë, njëjtë sa “Seleçao”. Ndërsa Haiti mbeten të fundit ende pa pikë.

GOLI

Goli i McGinn (Haiti 0-1 Skoci)

Poll

Lexo gjithashtu