Kancelari gjerman Friedrich Merz është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale pas një mesazhi mbështetës për kombëtaren e Gjermanisë, e cila u eliminua nga Kupa e Botës 2026.
“Edhe pse eliminimi dhemb: çfarë ndeshjeje. Me përkushtimin dhe frymën tuaj të ekipit në këtë Kupë Bote, ju e keni emocionuar vendin tonë. Jemi krenarë për ju”, shkroi Merz në platformën X.
Postimi u prit me reagime të shumta, pasi shumë përdorues e konsideruan të pavend lavdërimin e ekipit pas një turneu zhgënjyes. Mes kritikëve ishte edhe komediani Oliver Pocher, i cili ironizoi duke thënë se shpresonte që llogaria e kancelarit të ishte hakuar.
“Skuadra zhvilloi një performancë katastrofike. Nuk ka asgjë për t’u festuar”, u shpreh Pocher, duke shtuar se një vlerësim i tillë ngre pikëpyetje edhe për gjykimin e kancelarit në çështje të tjera.
