Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Të diskutojnë femrat për futbollin… ça të them unë!” Menaxheri ia thotë troç gazetares: Shiko kush ka bërë ndonjë gossip

Shkruar nga NEWSPORT
“Të diskutojnë femrat për futbollin… ça
Roland Çelmeta dhe Mirela Haxhiaj në debat

Në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN, ka pasur diskutim të “nxehtë”, mes menaxherit të futbollistëve Roland Çelmeta dhe gazetares Mirela Haxhiaj.

Gjithçka kishte të bënte me Francën dhe impaktin e saj në këtë Botëror, ku Çelmeta nuk hezitoi ta konsideronte kombëtare të Afrikës, për shkak të origjinës së lojtarëve, por që u kundërshtua menjëherë nga gazetarja Haxhiaj.

Në diskutim e sipër, Roland Çelmeta e kaloi edhe në personale ndaj gazetares, duke u shprehur: “Të diskutojnë femrat për futbollin, ça të them unë!

Shiko kush ka bërë ndonjë gossip, mos diskuto për futbollin fare. Mos të më tregojë mua, ndrysho rregullat e FIFA-s. Absolutisht jo!

Jemi në studio, pra kaq. Unë nuk po i them ndrysho mendim. Ça kombëtare moj… Pse e ke për turp të thuash që Franca përfaqësohet nga lojtarë të Afrikës. Thuaje moj thuaje…”  

Poll

Lexo gjithashtu