Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Përplasje në Hagë pas eliminimit të Holandës nga Botërori, policia arreston dhjetëra tifozë të Marokut

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Përplasje në Hagë pas eliminimit të Holandës nga
Tifozët marokenë në Holandë

Kualifikimi i Marokut në fazën e 1/16-ave së Kupës së Botës 2026, pas fitores me penallti ndaj Holandës, u festua në mënyra krejt të ndryshme në dy vende. Ndërsa në Kazablanka tifozët pushtuan rrugët në festë, në Hagë pati përplasje mes mbështetësve marokenë dhe policisë.

Autoritetet holandeze raportuan se në zonën e Silderswijk u hodhën fishekzjarre dhe gurë drejt efektivëve, të cilët ndërhynë me policinë e trazirave dhe topa uji për të shpërndarë turmën. “Një numër personash janë arrestuar për akte dhune”, njoftoi policia.

Në Marok atmosfera ishte krejt ndryshe. Pas penalltisë vendimtare të Ismail Saibarit, mijëra tifozë dolën në rrugët e Kazablankës me flamuj, fishekzjarre dhe bori, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Mes brohoritjeve dëgjohej edhe thirrja: “Kanada, po vijmë për ty”, në pritje të kundërshtarit të radhës.

Poll

Lexo gjithashtu