Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Gjermania “turpërohet” në Kupën e Botës, “Pancerat” eliminohen nga rivali “modest”

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gjermania “turpërohet” në Kupën e Botës,
Gjermani - Paraguai

Ka përfunduar rrugëtimi i Gjermanisë në Kupën e Botës 2026. Të besuarit e Julian Nagelsmann kanë shkaktuar befasinë e parë të madhe në këtë kompeticion.

“Pancerat” u eliminuan nga rivali “modest”, Paraguai. Edhe pse në “letër”, Neuer me shokë ishin favoritë, nuk mundën të bënin dot më mirë se faza e 1/32-ave.

Koha e rregullt përfundoi 1 – 1. Në pjesën e parë shënoi Enciso (minuta e 42-të), ndërsa në fraksionin e dytë të ndeshjes, Gjermania barazoi me Havertz (54’).

Kohët shtesë nuk prodhuan gola, kësisojë as fitues. Në “ruletën ruse”, fati i “buzëqeshi” Paraguait, të cilët u treguan më të saktë. Në fazën e 1/16-ave, Paraguai do të përballet me fituesin nga çifti Francë – Suedi.  

GOLAT E NDESHJES DHE PENALLTITE

 

Poll

Lexo gjithashtu