Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Nga dështak në hero”, ja se si Franco Foda “transformoi” Kosovën për 3 ditë (SKEMA TAKTIKE)

Shkruar nga NEWSPORT
“Nga dështak në hero”, ja se si Franco Foda
Franco Foda

Trajneri i Kosovës Franco Foda u cilësua i “padenjë” për të drejtuar “Dardanët” nga specialistët shqiptar të Kosovës pas humbjes “dërrmuese” 0 - 4 ndaj Zvicrës në Basel. Por në harkun e 3 ditëve ndodhi ndryshimi i madh. Në “letër” pritej që Vedat Muriqi me shokë të regjistronin një tjetër disfatë të rëndë kundër Suedisë, por nuk ndodhdi kështu.

Jo vetëm që ata fituan, ama edhe bindën me lojën. Pyetja e madhe në këtë situatë është, çfarë ndodhi?! Nëse i hedhim një sy planit taktik të trajnerit Foda, karshi Zvicrës ai e rreshtoi Kosovën me formacionin ofensiv 4-3-3, çka krijoi edhe shumë hapësira për kundërshtarin në paravijë. Linjat ishin shumë të përçara, pa ide dhe pa plan të qartë.

Kurse me Suedinë, “timonieri” gjerman aplikoi sistemin 5-4-1. Një mbrojtje më hermetike, e saktë në veprime dhe shumë e shpejtë në pastrimin e zonës.

Mesfusha me pasimet rrufe nga thellësia drejt repartit ofensiv, po ashtu kombinimet efikase në dalje i hapën shumë punë Suedisë. Goditjet në kuadrat janë një tjetër komponentë. Karshi Zvicrës e tentuan portën seriozisht në vetëm 1 rast, me “nordikët” ndodhi krejt e kundërta (5).

“Nga dështak në hero”, ja se si Franco Foda
Kosova ndaj Suedisë
“Nga dështak në hero”, ja se si Franco Foda
Kosova ndaj Zvicrës



   

 

Poll

Lexo gjithashtu