Sulmuesi Neymar po përjeton formë pozitive te ekipi i Santosit në Brazil. Ky detaj nuk i ka “shpëtuar” trajnerit të “Seleçaos” Carlo Ancelotti. Në një prononcim të fundit për mediumin prestigjioz francez “L’Equipe”, “Don Carlo” ka hedhur më shumë “dritë” për këtë temë:
“Neymar është në rrugën e duhur. Ai duhet të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të përmirësojë formën e tij fizike. Ai është i aftë të kthehet në gjendjen e tij më të mirë. E kam thënë disa herë dhe është shumë e qartë:
Do të thërras lojtarë që janë fizikisht gati. Pas dëmtimit të gjurit, Neymar është rikthyer mirë dhe po shënon gola”. Precedenti i fundit që sulmuesi 34-vjeçar ka luajtur me Brazilin përkon me datën 18 tetor të vitit 2023, kundër Uruguait, e humbur 0 – 2, kualifikueset e Botërorit.
