Ish-trajneri i Kombëtares U-21 Redi Jupi, pjesë e zakonshme e panelit në emisionin “Procesi Sportiv”, ka shpjeguar strategjinë se si mund t’ia dalim në Varshavë kundër Polonisë, “Play-Off” i Kupës së Botës:
“Ne nuk i kemi fituar ndeshjet nga individët, përveç rasteve kundër Hungarisë me golat e Armando Brojës. Sulmuesi Broja nuk e ka më formën për të bërë diçka të tillë. Neve në ndeshjet me Hungarinë, kemi bërë 0 volum për të shënuar gola.
Në ndeshjen me Poloninë, Çekinë, apo me Moldavinë, i kemi mbajtur në gjysmëfushën e tyre. Ekipi i dha mundësi individitit që të shprehej.
Më 26 mars kundër Polonisë, ne nuk e fitojmë dot nga individi. Nëse fitojmë, kjo do ndodh si grup. Shumë e rëndësishme që ekipi të ketë frymën dhe idenë e duhur. Të luajmë ashtu siç bëmë me Serbinë”.
