
Serbia do të udhëtojë drejt Shqipërisë pas disa ditësh për t’u përballur me Kombaren shqiptare në “Arenën Kombëtare”. Duel ky që do të luhet ditën e shtunë, ora 20:45 dhe është i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Për këtë takim ka folur trajneri i Serbisë në konferencën për shtyp. Dragan Stojkovic ka theksuar se kjo është një ndeshje e thjeshtë dhe se janë miq në futbollë.
Ndër të tjera nënvizoi se gjithçka do të jetë nën kontroll dhe kjo sfidë me një atmosferë sportive nuk do të lejohet të prishen nga disa të “çmendur” që bëjnë deklaratë të pakuptimta.
“Ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ta dhe për ne, por është thjesht një ndeshje. Ata janë miqtë tanë të futbollit, ne shkojmë ekskluzivisht për sport dhe për të parë se kush është më i mirë në fushë. Asnjë tension politik dhe mesazh nga tifozët, deklarata të lajthitura të disa të çmendurve që duan të krijojnë një gjendje lufte. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, dhe nuk do të jetë kështu.
Gjithashtu, kur të vijnë këtu, organizimi i ndeshjes do të jetë plotësisht nën kontroll dhe asgjë e paparashikuar nuk mund të ndodhë, gjë që do t’i trondiste të gjithë. Duke dëgjuar mediat dhe ata që bëjnë deklarata, mund të dëgjosh gjithçka.
Ata thonë se u duhen dy milionë bileta, por asnjë stadium nuk e ka atë kapacitet. Është gjithmonë e njëjta histori, tensionet rriten. Në fakt është një atmosferë krejtësisht normale. Sigurisht që ka rivalitet, ata na shohin si miq sportivë, ashtu siç i shohim ne ata”, ka përfunduar timonieri i Serbisë.