Ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026 janë vendosur, ndërsa jashtë këtij kompeticioni kanë ngelur emra të mëdhenj. “Flashscore” ka bërë së fundmi një listë, ku nuk mungojnë yjet.
Robert Lewandowski kryeson listën, i cili me Poloninë e tij nuk ia doli që të priste biletën për në Botëror. Ndërsa emra të tjerë janë edhe Kvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen, Ademola Lookman, Gianluigi Donnarumma dhe Sandro Tonali.
Teksa krah këtyre emrave të mëdhenj, nuk ka munguar as sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi. Ky i fundit është cilësuar si një mungesë e rëndësishme në Kupën e Botës, teksa s’ia doli me Kosovën.
Kujtojmë që dardanët u mposhtën në finalen e play off nga Turqia, me shifrat 0-1. Më herët, ekipi i drejtuar nga Franco Foda kishte mposhtur Sllovakinë në mes të Bratislavës, me rezultatin 3-4.
