Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Çmendet” federata polake, ofron shifrën milionëshe për fitoren kundër Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
“Çmendet” federata polake, ofron shifrën milionëshe
Poloni - Shqipëri

Data 26 mars po afron, ndërsa “ethet” e ndeshjes Poloni – Shqipëri po shtohen, jo vetëm te trajnerët, lojtarët, tifozët, por edhe te krerët e federatave. Gazetari sportiv në Poloni Mateusz Ligeza, ka habitur jo pak në prononcimin për “Radio ZET”.

Ndër të tjera, gazetari Ligeza thotë se Federata Polake e Futbollit ka vendosur bonues prej 4.2 milionë dollarësh, nëse përfaqësuesja e tyre eliminon Shqipërinë në fazën “Play-Off”, Kupa e Botës.

Një kuotë kaq e lartë, është tregues i qartë se sa e rëndësishme është pjesëmarrja e Robert Lewandowskit me shokë në kompeticionin më të rëndësishmë në nivel kombëtaresh.

Fituesi i çiftit Poloni – Shqipëri do të përballet me fituesin nga dueli Ukrainë – Suedi. Për Kombëtaren, “ëndrra amerikane” është vetëm dy fitore larg.         

Poll

Lexo gjithashtu