Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Mbetet jashtë lojtari shqiptar, Suedia publikon LISTËN e të grumbulluarve për duelin me Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Mbetet jashtë lojtari shqiptar, Suedia publikon LISTËN e të
Kosova - Suedia

Ndeshjet e radhës të kualifikueseve të Kupës së Botës janë shumë afër dhe vetëm pak ditë na ndajnë nga përballjet mes ekipeve. Të gjithë tifozët janë “sy e veshë” nga ekipet e tyre për të mësuar se kush do të jenë të grumbulluarit.

Kështu tifozët suedez kanë parë listën e Kombëtares së tyre. Këto të fundit kanë bërë publike të grumbulluarit, ndërsa në listë ndodhen edhe yjet si lexander Isak, Viktor Gyokeres apo Anthony Elanga që luajnë në Premir League.

Por bie në sy mungesa e një shqiptari. Besfort Zeneli, i cili luan si mesfushor nuk ka arritur këtë herë të sigurojë ftesën e trajnerit të Suedisë. Siç dihet Suedia do të luajë 2 ndeshje shumë të rëndësishme këtë muaj.

Me 10 tetor do të duelojë me Zvicrën, ndërsa 3 ditë më vonë do të presë Kosovën dhe mes tyre do të bëjnë llogaritë e fitores.

Mbetet jashtë lojtari shqiptar, Suedia publikon LISTËN e të
 

 

Poll

Lexo gjithashtu