Bota e futbollit është aq e magjishme sa nuk lë pa i ndikuar edhe figurat më të larta të politikës. Ndër to është Presidenti i SHBA, Donald Trump i cili i shoqëruar edhe nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino kanë dhënë një intervistë për kanalin kolumbian “RCN Television”.
Kreu i shtëpisë së Bardhë, Trump u shpreh se ai luante shumë mirë futboll por sigurisht mjaft modest që të pranonte se nuk e arriti kurrë nivelin e 2 legjendave Lionel Messit apo Cristiano Ronaldos.
“Besoni apo jo, kam luajtur futboll. Luajta mirë, nuk do të thoja se isha Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi, por e doja këtë lojë”, ka thënë Trump në intervistë.
Ndërsa përpos nostalgjisë së tij Trump u shpreh edhe shumë mirënjohës për faktin se kompeticioni më ''gjigant'' i futbollit, ka si vend pritës SHBA-në. Nga ana tjetër presidenti pranoi dhe ndikimin e shitje së biletave dhe përmasës së madhe që vetë gara po merr.
“Është një nder të jesh nikoqir i këtij Botërori, ëshët një nder i madh. Ky event është bërë më i madh nga sa e mendonim, po vendosim rekord në shitjen e biletave, diccka që nuk është parë më parë në asnjë sport”, u shpreh Trump.
