Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Luhen fatet për kualifikim në Kupën e Botës, Serbi – Shqipëri “dhëmbë për dhëmbë”

Shkruar nga NEWSPORT
Luhen fatet për kualifikim në Kupën e Botës, Serbi –
Shqiperi - Serbi

Serbi – Shqipëri është një nga ndeshjet më të rëndësishme që do të luhet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Një përballje delikate për të dyja skuadrat, të cilët do të “luftojnë” për fitoren për të shpresuar deri në fund në kualifikimin për në botëro.

Ditën e shtunë në orën 20:45 në Leskovac do të jetë hera e 4-të në histori mes ekipeve që do të përballen së bashku. Hera e parë që janë sfiduar mes tyre ka qenë në tetor të 2014. Ajo sfidë është ngulitur thellë në mendjen e shqiptarëve për shkak të ngjarjes së ndodhur në Beograd.

Duel i cili u ndërpre në gjys dhe më pas Shqipëria fitor 3-0 në tavolinë, 1 vit më pas Serbia do të zbarkonte në Shqipëri dhe do të triumfonte 2-0 përballë kuqezinjve në “Elbasan Arena”. Duele këto të vlefshme për kualifikueset e EURO 2016.

Ndërkohë në qershor të këtij viti, ekipet u sfiduan sërish në Shqipëri, në “Air Albana”, por sfida mes tyre përfundoi 0-0. Këto statistika dhe vetë historia e të kaluarës tregon se përballja mes serbëve dhe Kombëtares shqiptare do të jetë mjaft e luftuar për të siguruar 3 pikë.   

Poll

Lexo gjithashtu