
Luciano Spalletti
Para dy netësh, Italia pësoi një disfatë të hidhur nga Norvegjia me shifrat 3-0 në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Një humbje kjo që nuk “përtypet” në kampin e “axurrëve”.
Italianët kanë bërë fajtor kryesor trajnerin Luciano Spallettin për humbjen e fundit, dhe tashmë e ardhmja e tij është lëkundur. Këtë e ka konfirmuar dhe vetë presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina.
Në një intervistë së fundi për mediat, ai ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit aktual. “A do të vazhdojë Spalletti të drejtojë Italinë? Nuk mund ta them këtë, po flasim dhe po arsyetojmë”, u shpreh Gravina.
Poll