Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Nga Grupi F te “beteja” me Holandën, Shqipëria mëson rivalët e mundshëm për Kupën e Botës në rast kualifikimi

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Nga Grupi F te “beteja” me Holandën, Shqipëria
Kupa e Botës/ Shorti

Para pak minutash është mbajtur shorti për 12 grupet e Kupës së Botës 2026. Në rast se Shqipëria arrin të triumfojë ndaj Polonisë dhe të mposhtë fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi në marsin e vitit të ardhshëm, atëherë do të jemi në Grupin F të Botërorit, së bashku me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Nëse sigurojmë “biletën” për këtë kompeticion, e nisim fushatën historike kundër Tunizisë. Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Sylvinho shënoi moment të jashtëzakonshëm, kualifikimin për fazën "play-off" në kompetcionin më të rëndësishëm në rruzullin tokësor, Kupa e Botës.

Ky turne ka një risi, për herë të parë me 48 kombëtare, ndërsa do fillojë në 11 qershor dhe do mbyllet në 19 korrik të 2026-ës. SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika janë mikëpritëset.

 

VIDEO/ Nga Grupi F te “beteja” me Holandën, Shqipëria
Kupa e Botës, 12 grupet me nga 4 kombëtare
 
Poll

Lexo gjithashtu