Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë fitore historike për nga rëndësia kundër Sllovenisë 2 – 0, Grupi B, kualifikueset e “Botërorit 2026”.
Goli i sulmuesit Fisnik Asllani në minutën e 6 dhe autogoli i Karnicnik në të 64 minutë “vulosën” triumfin e “Dardanëve”. Tashmë, ekipi i Franco Foda ka siguruar pjesëmarrjen në fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026, e jashtëzakonshme dhe historike.
Pas 5 ndeshjesh në grup, Kosova grumbullon 10 pikë, 7 më shumë se Sllovenia ndjekëse dhe 3 më pak se Zvicra kryesuese.
Ndeshja e radhës do të jetë pikërisht kundër kombëtares së Granit Xhakës. Është e mundur që në fazën “play-off” mund të kemi një “përplasje” Shqipëri-Kosovë.
SLLOVENIA – KOSOVA 0 – 2 (F.Asllani 6’, Karnicnik 64' autogol)
90+4' Përfundonë ndeshja Slloveni - Kosovë, ekipi i Franco Foda siguron fazën "paly-off" në Grupin B të kualifikueseve të "Botërorit 2026"
64' - Mbrojtësi Karnicnik shkakton autogolin e vitit, Kosova kryeson e qetë me dy gola epërsi.
53' - Mbrojtësi slloven me origjinë serbe Stojanovic shkakton faull të panevojshëm. Kartoni i dytë i verdhë dhe lë fushën dhe tensione në fushë.
47' - Stojanovic e tepron me ndërhyrje dhe provokim, vetëm karton i verdhë.
46' - Arbitri Clement Turpin sinjalizon nisjen e pjesës së dytë.
45+2' - Mbyllet pjesa e parë, vendos goli i Fisnik Asllanit.
31' - Portieri i Kosovës Saipi "lexon" manovrën e krosimit në zonë nga vendasit dhe eviton rrezikun.
26' - Florent Muslija lëshon goditje të bukur nga distanca, "neutralizohet" në kohë.
20' - Asllani pëson dëmtim, por fatmirësish pa pasoja. Loja vazhdon.
6’ – Fisnik Asllani surprizon Slloveninë, kalon në avantazh “Dardanët” që në minutat e para
1’ - Nis ndeshja në stadiumin “Stadion Stozice”
Kualifikueset e “Botërorit 2026”
Grupi B, ndeshja e 5-të
Arbitër: Clement Turpin
FORMACIONET
Sllovenia (5-3-2): Oblak; Janza, Drkusic, Bijol, Brekalo, Karnicnik; Elsnik, Horvat, Stankovic; Sporar, Vipotnik.
Trajner: Matjza Kek
Kosova (4-4-2): Saip; Dellova, A.Rrahmani, Hajdari, Gallapeni; Vojvoda, Avdullahu, Rexhbecaj, Muslija; F.Asllani, Muriqi.
Trajner: Franco Foda.
