Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Kosova bind ndaj Zvicrës në Prishtinë, Dellova i jep “leksion” Granit Xhakës

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Kosova bind ndaj Zvicrës në Prishtinë, Dellova i jep
Kosovë - Zvicër

Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një barazim të merituar kundër Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Pjesa e parë nuk pati shumë raste nga të dyja kampet, ndërsa 45 minutat e dyta dhuruan të tjera “ngjyra”.

Në minutën e 47’ sulmuesi Vargas kaloi në epërsi “helvetët”, pas “përgjumjes” në prapavijën e Kosovës. “Dardanët” e patën të vështirë për ta “përtypur” këtë moment. Megjithatë, me kalimin e minutave, ekipi i Franco Foda rriti “dozat” ofensive.

Goli i barazimit erdhi nga Muslija në minutën e 74, konkretizim fenomenal. Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka ishte në fushë për 75 minuta, i cili jo në ditën e tij më të mirë. Mbrojtësi Lumbardh Dellova mori notën më të lartë nga “SofaScore”, 7.9.

Ky takim vlejti për kualifikueset e “Botërorit 2026”. Kosova tashmë do pres datën 20 nëntor ku do të hidhet shorti për fazën “play-off”, teksa Zvicra shkon automatikisht se lider i Grupit B.        

KOSOVË – ZVICËR 1 – 1 (Muslija 74'/Vargas 47')

90+4' - Përfundon ndeshja Kosovë - Zvicër me rezultatin 1 - 1. 

74' - Mesfushori Muslija "shkund" rrjetën e Zvicrës, gol i jashtëzakonshëm për nga teknika.

68' - Zhegrova rrëzohet brenda zonës, asnjë për arbitrin italianë Davide Massa.

47' - Mbrojtja e Kosovës në "gjumë", sulmuesi Vargas kalon në epërsi Zvicrën

46' - Nis pjesa e dytë

45+1' - Mbyllet pjesa e parë 0 - 0. 

38' - Sulmuesi Vedat Muriqi humb rast flagrant me kokë, gabon në "shënjestër".

25' - Ndeshje e "vakët" në raste para porte.

14' - Silvan Widmer rrëzohet në zonën e rreptësisë, por për arbitrin Massa nuk ka penallti. 

1’ – Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”.

Kualifikueset e Botërorit

Grupi B, ndeshja e 6-të (e fundit)

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Arbitër: Davide Massa

FORMACIONET ZYRTARE

Kosovë (4-4-2): Murici; Gallapeni, Aliti, Rrahamni, Dellova; Muslija, Hoxha, Rexhbecaj, Vojvoda; F.Asllani, Muriqi.

Trajner: Franco Foda.

Zvicër (4-3-3): Kobel; Rodriguez, Akanji, Elvedi, Ëidmer; Soë, Aebischer, G.Xhaka; Manzambi, Embolo, Vargas.

Trajner: Murat Yakin.         

Poll

Lexo gjithashtu