Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Lamtumirë" nga Kupa e Botës si në “filma”, Argjentina e Messit dhe Portugalia e CR7 përballë njëra-tjetrën (SKENARI)

Shkruar nga NEWSPORT
"Lamtumirë" nga Kupa e Botës si në “filma”,
Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo

Ditën e sotme në Washington DC është mbajtur hedhja e shortit për Kupën e Botës 2026. Janë përcaktuar 12 grupet me kombëtaret pjesëmarrëse, ku kanë shanse të jenë mes 48 shteteve pjesëmarrëse edhe Shqipëria me Kosovën.

Argjentina si kampione në fuqi e Botërorit është shortuar në Grupin J, së bashku me Algjerinë, Austrinë dhe Jordaninë, rivalë të kalueshëm për ekipin e Scalonit.

Portugalia me në krye Cristiano Ronaldon ndodhen në Grupin K, në prezencën e Uzbekistanit, Kolumbisë dhe fituesit të “Play-Off” mes Republikës Demokratike të Kongos e Xhamajka – Kaledonia e Re.

Skenari mëse i mundshëm është që Portugalia dhe Argjentina t’i përfundojnë grupet respektivie të parat, kësisojë do i mundësojë përballjen e shumëpritur CR7 – Messi në një Kupë Bote, e cila me shumë gjasa do të jetë e fundit për të dy.     

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7