Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Kur më thirrën nuk hezitova”, Gattuso prezantohet si trajner i Italisë: Qëllimi është të shkojmë në Botëror

Shkruar nga NEWSPORT
“Kur më thirrën nuk hezitova”, Gattuso prezantohet si
Gennaro Gattuso

Ditën e sotme, Gennaro Gattuso është prezantuar zyrtarisht si trajneri i kombëtares italiane të futbollit. Ish-mesfushori i Milanit ka marrë përsipër këtë detyrë prestigjioze, me detyrën kryesore për të çuar “axurrët” në Botëror.

Ditën e sotme, Gattuso gjithashtu mbajti dhe konferencën e parë për shtyp. “Është një ëndërr e bërë realitet dhe shpresoj të jem në gjendje ta përballoj. E di që detyra nuk është e lehtë, por nuik ka asgjë të lehtë në jetë.

Unë dhe stafi im e dimë se ka shumë punë për të bërë, por gjithashtu e dimë se mund të bëjmë një punë të mirë. Qëllimi është ta sjellim Italinë përsëri në Kupën e Botës sepse është thelbësore për futbollin dhe kombin tonë.

Kemi lojtarë të rëndësishëm. Kemi lojtarë që janë ndër dhjetë më të mirët në botë në rolin e tyre. Kur më thirrën, nuk hezitova për asnjë moment. Ka shumë punë për të bërë, por kemi aftësinë dhe cilësinë për të shkuar në Botëror”, u shpreh Gattuso.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga