Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Ishte heroi i Kombëtares shqiptare në Leskovac, titullari kuqezi në formacionin më të mirë në kualifikuese (EMRI)

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte heroi i Kombëtares shqiptare në Leskovac, titullari kuqezi
Kombetarja shqiptare

Mbrëmjen e djeshme janë mbyllur ndeshjet e raundit të 7-të të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Rezultate të rëndësishme u mornë nga skuadrat, të cilat shkojnë gjithmonë e më afër objektivave të tyre.

Padiskutim që vëmendjen më të madhe e mori fitorja e Komëbtares shqiptare në Leskovac ndaj Serbisë. Rey Manaj shënoi golin vendimtar të sfidës në minutat shtesë të pjesës së parë.

Por nuk është lushnjari në formacionin më të mirë të UEFAs për këtë raund. Thomas Strakosha, i cili ishte më i miri i ndeshjes, ka “zaptuar” portën. Nëse Manaj shënoi golin vendimtar, Strakosha i dha për disa “JO” golit të serbëve, duke mbajtur portën e paprekut dhe duke treguar se është në lartësinë e duhur.

Lideri kuqezi ndodhet në formacionin më të mirë në kualifikuese, ndërsa pjesë e kësaj 11-she janë edhe Kylian Mbappe, Kimmich, Gakpo apo Christensen. Gardiani shqiptar është vlerësuar gjithashtu me notën 8.4.

Ishte heroi i Kombëtares shqiptare në Leskovac, titullari kuqezi
 

 

Poll

Lexo gjithashtu