Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Irani vendos kushte për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, FIFA i “mbyll derën”

Shkruar nga NEWSPORT
Irani vendos kushte për pjesëmarrjen në Kupën e Botës,
Foto ilustruese: Flamuri i Iranit - Trofeu i Botërorit

Kombëtarja e Iranit synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, pavarësisht situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme dhe vështirësive logjistike. Për shkak të problemeve me vizat dhe mungesës së bashkëpunimit me autoritetet amerikane, është propozuar që ndeshjet të zhvillohen në Meksikë.

Megjithatë, FIFA ka refuzuar këtë ide, duke theksuar se gjithçka do të zhvillohet sipas kalendarit të miratuar. “Presim që të gjitha ekipet të luajnë sipas programit të shpallur”, u shpreh një zëdhënës i organizatës.

Kombëtarja e Iranit është pjesë e Grupit G së bashku me Belgjikën, Egjiptin dhe Zelandën e Re. Ndeshja e parë do të luhet më 15 qershor ndaj Zelandës së Re, ndërsa faza e grupeve mbyllet më 26 qershor përballë Egjiptit.

Poll

Lexo gjithashtu