
Humbja ndaj Shqipërisë në Leskovac “dhemb” shumë te serbët. Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Serbisë, duke siguruar një fiore të rëndësishme në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Por kjo humbje ka lënë shumë “plagë” te serbët dhe për këtë sfidë vazhdo të flitet. I fundit që ka dhënë mendimin e tij për këtë duel është presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Dragan Dzajic.
Kreu i serbëve ka theksuar se ajo humbje ishte një dështim kolosaj dhe Serbia kishte 1 milionë arsye për të fituar dhe të bëntë më mirë. Gjithsesi në nëntor shprehet se te gjithë futbollistët do të duhet të luftojnë për “Play-Off”.
“Ishte një dështim! Një dështim kolosal! Nuk ka diskutim. Nuk e di çfarë humbisnim… Për një milion arsye, ne mund dhe duhej të bënim më mirë.
Të gjithë që do të veshin fanellën e kombëtares në nëntor, duhet të japin gjithçka në fushë, pavarësisht situatës. Kjo është detyra e tyre ndaj tifozëve dhe kombit”, Dragan Dzajic.