Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Heqja e shiritit te Polonia, Robert Lewandowski i tronditur: Po vendosja fëmijët në gjumë kur më lajmëroi trajneri

Shkruar nga NEWSPORT
Heqja e shiritit te Polonia, Robert Lewandowski i tronditur: Po vendosja
Robert Lewandowski

Rasti Robert Lewandowski ka shpërthyer në Poloni. Sulmuesi i Barcelonës i habiti të gjithë të dielën duke njoftuar se nuk do të luante më për ekipin kombëtar për sa kohë që Michal Probierz ishte në krye. Dje, trajneri donte të sqaronte qëndrimin e tij:

“Asnjë ndjenjë e keqe apo pakënaqësi. Ia hoqa shiritin e kapitenit për të mirën e ekipit. Pasi fola me shumë lojtarë dhe stafin e trajnerëve, bëra një analizë dhe vendosa ta ndryshoj kapitenin”. Në këtë pikë, Lewandowski e dyfishoi qëndrimin në një intervistë me “WP Sportowe”:

“Mora një telefonatë surprizë nga trajneri Michal Probierz, i cili më tha se do të ma hiqte shiritin e kapitenit. Nuk isha i përgatitur, po i vija fëmijët në gjumë. Biseda nuk zgjati as një minutë", tha ish-lojtari i Bayernit dhe Borussia Dortmundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga