Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gati për debutimin te Italia, Gennaro Gattuso: Pres një ndeshje të shkëlqyer, përgëzime djemve për profesionalizmin

Shkruar nga NEWSPORT
Gati për debutimin te Italia, Gennaro Gattuso: Pres një ndeshje
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso ka folur në prag të përballjes së Italisë me Estoninë, duel që do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:45. Italiani shprehet se ka shumë emocione për këtë aventurë të re, teksa mezi pret të debutojë te Kombëtarja.

“Nuk mund të kisha imagjinuar asgjë më të mirë. Ekipi më ka vënë në dispozicion gjithçka, së bashku me stafin dhe të gjithë njerëzit që punojnë në Federatë.

Pres të shoh një ndeshje të shkëlqyer nesër. Duhet t’i përgëzoj djemtë për profesionalizmin dhe humanitetin e tyre, sepse gjithmonë flasim për ndjenjën e përkatësisë dhe për të qenit pjesë e një ekipi”, ka theksuar italiani.

Gattuso në qershor zëvendësoi në stol Luciano Spalletin. Ky i fundit u largua nga Italia pas humbjes turpëruese ndaj Norvegjisë.

Poll

Lexo gjithashtu