Në botën e futbollit, emrat “BIG” janë ata që shkruajnë historinë ndër vite, me trofe e tituj të cilët nuk kanë fund. Përshkrimi ky i shkurtër i cili është perfekt për superyllin argjentinas, Lionel Messi.
E kur jemi fiks nën “ethet” e Botërorit 2026 dhe emocionet se cila skuadër do të rrëmbejë kupën e kompeticionit më "gjigant" të futbollit, një postim i cili na kthen pas në kohë publikohet dhe nga gazetari Fabrizio Romano.
Ky i fundit në rrjetin social “Facebook” ka publikuar një foto të Messit me Kupën e Botës e cila u mbajt në Katar të vitit 2022. Në të cilën “pleshti” luante për ekipin e Argjentinës dhe mundi Francën falë 4 penalltive të shënuara.
Megjithatë në foton e postuar ku shihet legjenda argjentinase me kupën në dorë, gazetari ka shkruar: Pikërisht tre vjet më parë, Messi e ndryshoi përgjithmonë historinë e tij duke fituar Kupën e Botës!
