Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Futbolli italian ka vdekur që në vitin 2006”, Moggi i ashpër pas eliminimit: Duhet revolucion, rifillim nga zero

Shkruar nga NEWSPORT
“Futbolli italian ka vdekur që në vitin 2006”, Moggi i
Luciano Moggi

Luciano Moggi ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të futbollit italian, duke theksuar se skandali i Calciopoli i dha fund një epoke të artë. Në një intervistë për “Radio Tutto Napoli”, ai deklaroi se pas vitit 2006, futbolli italian ka hyrë në rënie të vazhdueshme.

“Që nga Kupa e Botës 2006, me pasojat e Calciopoli, futbolli italian ka mbaruar”, u shpreh Moggi. Ai shtoi se rezultatet e dobëta të kombëtares së Italisë janë pasqyrë e një sistemi që nuk funksionon si duhet.

Ish-drejtuesi kritikoi edhe drejtuesit aktualë, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme. “Na duhet një revolucion i vërtetë dhe një rifillim nga zero”, theksoi ai, duke përmendur edhe emra si Gabriele Gravina dhe Andrea Abodi si përgjegjës për situatën aktuale.

Poll

Lexo gjithashtu