
Shqipëria mori fitoren më të rëndësishme në këto kualifikuese dhe në historinë e saj. Kuqezinjtë triumfuan 1-0 ndaj rivalëve të tyre të përjetshëm, Serbisë.
Rey Manaj me “shqiponjën” e tij çoi peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve, ndërsa bëri që heshtja të kaplonte stadiumin në Leskovac. Festa e gjitha ishte legjitime për kuqezinjtë tanë, të cilët në dhomat e zhveshjes pas sfidës, festuan si të “çmendur” dhe me valle e këngë patriotike.
Por pas rrëmujës që u shkaktua në dhomat e zhveshjes, futbollistët e Kombëtares kanë bërë gjestin fantastik para se të nisen për Shqipëri. Kuqezinjtë kanë treguar kulturë dhe dinjitet, teksa kanë pastruar të gjithë dhomën e zhveshjes, duke lënë gjithçka në rregullt.
Një gjest fantastik nga “djemtë” tanë, që tregojnë edhe një herë tjetër se përveç luftës në fushën e lojës, kanë edhe një shpirt shumë human.
