Spanja dhe Argjentina do të përballen mbrëmjen e sotme, në finalen e madhe të Botërorit 2026. Supersfida që do të zhvillohet në “MetLife Stadium” të New Jersey, nis në orën 21:00. Në prag të këtij dueli ka folur edhe Gerard Pique.
“Do të jetë një nga finalet më të mira të mundshme. Spanja ishte ndër të preferuarat e mia, ndërsa Argjentina nuk ishte aq bindëse në fillim të turneut. Megjithatë, sot të dyja ekipet meritojnë të jenë këtu”, tha si fillim ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Barcelonës.
Ndër të tjera, Pique është ndalur duke folur edhe për “Topin e Artë”. Sipas tij, është pikërisht “Pleshti” argjentinas, pra Leo Messi, ai që e meriton këtë trofe prestigjioz, i cili zotëron 8 të tillë deri më tani.
“Messi e meriton, por disa do të mendonin për MLS-në. Ai ka një inteligjencë unike futbollistike. Ai e di që nuk është më 25 vjeç, por ende gjen pozicionet e duhura për të qenë vendimtar. Ai ende arrin ta mbajë të gjithë ekipin në kontroll. Nëse Spanja fiton, njerëzit do të flisnin për Rodrin ose Lamine Yamal, por edhe atje do të kishte polemika”, mbylli fjalën e tij Pique.
