Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Leo Messi kërkon të “zhdukë” skenarin e padëshirueshëm, një motiv më shumë te Argjentina për të mposhtur Spanjën

Shkruar nga NEWSPORT
Leo Messi kërkon të “zhdukë” skenarin e
Argjentina/ Enzo Fernandez, Leo Messi, Lautaro Martinez

Argjentina është në kërkim të trofeut të dytë radhazi në Kupën e Botës dhe në finalen që do të luajnë përballë Spanjës në New York, ekziston një motiv më shumë tek “Albicelestet” për të kaluar edhe pengesën e fundit drejt lavdisë.

Bëhet fjalë për një skenar të padëshirueshëm që Messi me shokë duan ta “zhdukin” në fushë, i cili lidhet me fituesit në fuqi të Botërorit që kanë zhgënjyer në finale, 4 vite pasi e kanë fituar.

HISTORIKU:

Argjentina – E fiton finalen e vitit 1986 në kohën e legjendarit Maradona, për t’u mposhtur në finalen tjetër të vitit 1990 nga Gjermania Perëndimore (1-0).

Brazili – Mposht SHBA-në në finalen e vitit 1994, për të humbur më pas 0-3 nga Franca (vendi organizues në vitin 1998).

Franca- Siguron trofeun në finalen e fituar në vitin 2018 dhe humbet të radhës në vitin 2022, kur Argjentina e “pleshtit” fiton me penallti.

Poll

Lexo gjithashtu