Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

FIFA fal Balogun, sulmuesi i SHBA-së do të jetë në fushë ndaj Belgjikës

Shkruar nga NEWSPORT
FIFA fal Balogun, sulmuesi i SHBA-së do të jetë në
Folarin Balogun

FIFA ka marrë një vendim të papritur duke pezulluar vendimin e skualifikimit të Folarin Balogun. Sulmuesi i SHBA-së, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bosnje-Hercegovinës në fazën e 1/32-ave, do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës kundër Belgjikës.

Lajmi u konfirmua nga FIFA, ndërsa Komiteti Disiplinor vendosi të pezullojë zbatimin e dënimit, duke i dhënë mundësi Balogun të jetë në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Sipas rregullores së FIFA-s, pezullimi mbetet në fuqi me kusht për një periudhë njëvjeçare. Nëse lojtari kryen një shkelje tjetër të ngjashme gjatë kësaj kohe, dënimi do të hyjë në fuqi.

Ky vendim ka ngjallur reagime të shumta, pasi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në ndeshjen e fazës së 1/16-ave mes SHBA-së dhe Belgjikës.

Poll

Lexo gjithashtu