Për Kylian Mbappen, fitorja e arritur me shumë mund përballë Paraguait merr akoma më shumë vlera, për faktin se skuadra e tij ia doli t’i përgjigjej “dhëmbë për dhëmbë” qasjes jonormale të kundërshtarit në fushën e lojës.
Sulmuesi i cili shënoi dhe golin vendimtar për kalimin në çerekfinale të “Gjelave”, nuk u kursye aspak pas ndeshjes, duke ngritur tonin për nivelin e turpshëm me të cilin u shfaqën paraguaianët, të cilët e kishin vendosur që do të shkaktonin tension me ndërhyrjet e ashpra, qasje kjo që u injorua edhe nga arbitri.
“Nuk donin fare të luanin futboll dhe ne i treguam realisht si bëhet kjo gjë. Tentuan shpesh të na mposhtin me mënyrat e tyre, por në fund fituam. Nëse donin të sillenin keq me ne, as ne nuk bëmë pas”, u shpreh Mbappe.
