Unai Simon dhe Lamine Yamal
“AT&T Stadium” do të pres pas disa orësh “finalen” e parakohshme Portugali – Spanjë, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/16-ave në Kupën e Botës 2026.
Në prag të këtij dueli, ka folur para mediave portieri i Spanjës, Unai Simon. “Gardiani” i iberikasve nuk ka më frikë te potenciali i Ronaldos.
“Cristiano nuk është më i njëjti lojtar që ishte 5 ose 6 vite më parë. Gjithsesi, mendoj se ai është i rrezikshëm në zonë. Mjafton një moment dhe kthehet në kërcënues”, fjalët e Simon.
Poll
