Anglia dhe Portugalia
Meksikë – Angli dhe Portugali – Spanjë, dy ndeshje plotësisht për t’u shijuar në këtë fazë që premton emocione të forta dhe garë tejet të hapur.
Të dyja këto përballje do të luhen ditën e hënë, e para në orët e para të mëngjesit, pra 02:00, ndërsa ajo në Teksas në orën 21:00.
Sa i përket statistikave, duhet thënë se Anglia me Portugalinë mund të ndihen disi nën presion, kjo për shkak të një të dhëne që nuk duhet neglizhuar.
Rivalët e tyre në fushë, pra Meksika dhe Spanja, janë të vetmet skuadra që nuk kanë pësuar gol deri në këtë fazë të turneut të Botërorit. Një motiv më shumë për këto të fundit dhe një risk i madh për t’u marrë përsipër.
Poll
