
Flamuri duke u valëvitur ne stadium
Tashmë flamuri shqiptar ka nisur të valëvitet në mes të Leskovacit. Në Serbi kanë reaguar pas skandalit ditën e djeshme, ku flamuri shqiptar mungonte në stadium, ku ekipi ynë Kombëtar po zhvillonte stërvitjen e fundit para duelit me Serbinë.
Paraditen e sotme, kur na ndajnë edhe disa orë nga kjo përballje, tashmë flamuri KUQEZI po "fluturon" në mes të Serbisë. Organizatorët kanë rregulluar gjithçka dhe tashmë flamuri ynë ndodhet mbi stadium.
Siç dihet dueli me Serbinë do të luhet në orën 20:45 në Leskovac, në stadiumin “Dubocica” dhe ëhstë i vlefshëm për grupin K në kualifikueset e Kupës së Botës.
Poll