Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E RËNDË për Poloninë! Kundërshtari i Kombëtares shqiptare “shkundet” në prag të play-off, dëmtohet sulmuesi “pykë”

Shkruar nga NEWSPORT
E RËNDË për Poloninë! Kundërshtari i Kombëtares
Robert Lewandowski & Adam Buksa

Adam Buksa nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Polonisë për ndeshjet e marsit, duke nisur tek ajo përballë Shqipërisë.

Është klubi i Serie A italiane, Udinese, që ka njoftuar se sulmuesi 29-vjeçar pas këtij dëmtimi do të rikthehet vetëm kur të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve.

Kështu, polakët humbasin një alternativë në repartin ofensiv, lajm i mirë ky për Kombëtaren shqiptare. Në të shkuarën, Buksa na ka shënuar një gol, më saktë në ndeshjen e vitit 2021, kur polakët fitonin 4-1 përballë kuqezinjve tanë.

Kujtojmë se Polonia dhe Shqipëria do të përballen më 26 mars në Varshavë, në kuadër të “play-off” në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

Poll

Lexo gjithashtu