
Gezetari dhe komentatori sportiv Alban Xhihani është prezent në Leskovac, teksa ka përditësuar publikun shqipfolës për ndeshjen me Serbinë përmes “Klan News”.
Raportimet e Xhihanit tregojnë se Serbia është në kaos dhe shkarkimi i Dragan Stojkovic po afron, duke i dhënë një “spunto” Kombëtares për të arritur “misionin”, 3 pikët:
“Pjesa më e madhe nuk e duan trajnerin Dragan Stojkovic. Puna është se ai ka emër të madh dhe kjo justifikohet me faktin që ai nuk ka bërë mirë. Opionet që mora këtu në Serbi. Është një kampion, se si mendon pjesa më e madhe.
Kjo situatë e trazuar te rivali mund të jetë çelësi i kapjes së fitores. Sylvinho ka eksperiencë për thyerje tabush, nëse mund ta themi kështu.
Kemi fituar për herë të parë ndaj Polonisë, kundër Çekisë, Ukrainës në transfertë, pra disa trajerë ka shkarkuar nga pankina e kombëtareve respektive”.