
Serbia
Humbja në duelin e Leskovc ndaj Shqipërisë ka sjellë pasoja të rënda psikologjike te Serbia. Dragan Stojkovic nuk ishte në gjendje të përballonte presionin e tifozëve dhe medias pas dështimit në një ndeshje më shumë se sa thjesht sportive, aty ku vihet në lojë edhe egoja e krenaria.
Mediumi sportiv nga Spanja “Marca”, shkruan se në ndeshjen e radhës për serbët kundër Andorrës do i drejtojë trajneri i U-21 Zoran Mirkovic. Por në plan afatgjatë, thuhet se sytë e Federatës Serbe të Futbollit janë te Veljko Paunovic.
48-vjeçari së fundmi është shkarkuar nga ekipi i Real Oviedo (La Liga). Në Serbi, reputacioni i Paunovic është i madh, sikurse njihet për harmonin që krijon në grup.
Poll