Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

E BUJSHME/ E konfirmojnë lojtarët e Italisë, Gattuso i mori me “shpulla” lojtarët në përfundimin e pjesës së parë

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ E konfirmojnë lojtarët e Italisë, Gattuso i mori me
Gennaro Gattuso

Gennaro Gattuso e nisi aventurën e tij si trajneri i Kombëtares italiane me një fitore me goleadë 5-0 përballë Estonisë. Të gjithë golat e kombëtares “Axurre” u realizuan në pjesën e dytë.

Një pjesë e parë e vakët e të besuarve të Gattusos, me këtë të fundit që ka bërë bujë orët e fundit. Janë vetë lojtarët italianë që kanë thënë në konferencë për shtyp për mediat se tekniku 47-vjeçar i ka goditur me shuplaka.

Alessandro Bastoni fillimisht e konfirmoi këtë me shaka dhe figurativish, por Giacomo Raspadori nuk tha të njëjtën gjë. “Mendoni se Bastoni e tha në mënyrë figurative? Jo, me të vërtetë na gjuajti. Edhe unë isha pjesë”, u shpreh Raspadori.

Poll

Lexo gjithashtu