Neymar ka patur probleme kohët e fundit me trajnerin e kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti. Në këto kushte, te sulmuesi është krijuar “frika” e një mungesë të mundshme në Botërorin 2026.
Për këtë, 34-vjeçari ka menduar të lëvizë gurët, duke ndryshuar ambient, për të provuar më shumë veten. Kontrata me Santos i përfundon në fund të vitit, por largimi mund të ndodhë këto javë.
Sipas “The Athletic”, klubi i MLS, FC Cincinnati ka nisur bisedimet me brazilianin për një transferim të mundshëm. Megjithatë, i duhet që t’i lirojë vend Neymarit, duke larguar një tjetër lojtar.
Tashmë 34-vjeçari është mes dy zjarreve, ëndrrës për pjesëmarrjen në Kupën e Botës, e cila mund të realizohet me një transferim në MLS, por edhe një mungese të mundshme në Botëror, që për të do të ishte i fundit.
