“Dita e së vërtetës” për Kombëtaren dhe tifozët shqiptar po afron, ndeshja kundër Polonisë, e caktuar në datën 26 mars, stadiumi “PGE Narodowy” i Varshavës.
Edhe pse trajneri i kuqezinjve Sylvinho, nuk e ka publikuar ende listën për lojtarët e grumbulluar, situata nuk duket aspak e mirë, e pasuar nga dëmtimet të shumta dhe probleme fizike. Nuk ka një informacion konkret nëse “pyka” Rey Manaj do të jetë i gatshëm, sulmuesi tjetër Armando Broja, u kthye në stvërvitje vetëm dje, pas më shumë se 1 muaj jashtë fushave të blerta.
Mirlind Daku po ashtu vuan nga gjendja jo e mirë fizike, e specifikuar prej trajnerit të Rubin Kazan. Në një përditësim të fundit në lidhje me koeficientët e këtij takimi, Shqipëria ka humbur akoma më shumë “terren”, duke shkuar kuota e fitores në 5.50, nga 4.33 që ishte disa javë më parë.
E kundërta ka ndodhur me Poloninë. Fitorja e mundshme e përfaqësueses polake përkon me 1.60, ndërsa fillimisht ishte 1.73. Gjithsesi, do të jetë fusha përcaktuese për fatet e ndeshje, nëse grupi i Sylvinhos do vazhdojë “ëndrrën amerikane” dhe të luaj “all-in” kundër fituesit nga çifti Ukrainë – Suedi, apo rrugëtimi do mbyllet që sfidën e parë.
