Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Dekoroi presidentin Trump në hedhjen e shortit për Botërorin 2026, plas SKANDALI ndaj kreut të FIFA-s

Shkruar nga NEWSPORT
Dekoroi presidentin Trump në hedhjen e shortit për Botërorin
Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti i FIFA, Gianno Infantino

Ceremonia e Botërorit 2026, ishte në një organizim në nivele perfekte dhe madhështore. Por një moment i veçantë që mori vëmendjen e të gjithëve ishte kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u dekorua me “Çmimi për Paqe i FIFA-s”.

Mesa duket kjo nuk është pritur mirë, pasi në Komitetin e Etikës së FIFA-s, është paraqitur një ankesë zyrtarë për presidenti e FIFA-s, Gianni Infantino.

Sipas medias “France24”, ankesa është formuluar nga organizata jo-fitimprurëse “FairSquare”, e cila pretendon se presidenti i FIFA-s, Infantino ka shkelur katër herë qartë detyrën e neutralitetit të FIFA-s. Të gjitha në lidhje me mbështetjen publike të Donald Trump nga presidenti i FIFA-s.

Përveç kësaj, “FairSquare” ka kërkuar që komiteti i etikës të hetojë rrethanat që lidhen me vendimin për të krijuar dhe dhënë çmimin për paqe dhe përputhshmërinë e tyre me rregullat procedurale të FIFA-s.

Poll

Lexo gjithashtu